top of page

Rajoni i Korçës gati për sezonin turistik veror 2025

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 30
  • 1 min read

Sot në Korçë zhvilluam mbledhjen e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit, në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik veror 2025.


Rajoni ynë zë një vend të rëndësishëm në hartën e destinacioneve turistike të Shqipërisë. Korça tashmë është një qytet që vizitohet gjatë gjithë vitit; Pogradeci njihet për turizmin e qëndrueshëm në çdo stinë; ndërkohë që interesi i turistëve po shtohet ndjeshëm edhe për zonat me natyrë dhe klimë malore si Kolonja, Devolli, Maliqi dhe Pusteci.


Viti i kaluar rezultoi mjaft pozitiv për sektorin e turizmit, si në rang kombëtar ashtu edhe në qarkun tonë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në katër muajt e parë të vitit 2025, ka një rritje mesatare prej 5% të vizitorëve të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.


Në fjalën time, theksova rëndësinë e zbatimit të detyrave të përcaktuara në Urdhrin e Kryeministrit për ngritjen e Task-Forcës Ndërinstitucionale për Sezonin Turistik Veror 2025.


Sezoni sapo ka nisur dhe është detyra jonë të sigurojmë që rajoni i Korçës të jetë mikpritës, i organizuar dhe të ofrojë një përvojë sa më cilësore për vizitorët vendas dhe të huaj.



“KORÇA BOOM”



bottom of page