Rama dhe Zotka përplasen sërish, çfarë ndodhi në takimin për reformën territoriale?
Një debat i fortë është shënuar sot në Berat, gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me kryetarët e bashkive, ku po diskutohen ndryshimet e mundshme në kuadër të reformës së re territoriale.
Sipas burimeve të portalit Timoni.al, gjatë diskutimeve ka pasur një përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë Poliçan, Adriatik Zotka.
Debati mësohet se është tensionuar, ndërsa sipas të njëjtave burime, kryeministri Rama i ka kërkuar Zotkës të largohet nga takimi.
Kjo nuk është hera e parë që Rama dhe Zotka përplasen për çështjen e reformës territoriale. Një tjetër debat mes tyre është shënuar në Kuç gjatë muajit gusht, në një klimë të tensionuar lidhur me ndryshimet e hartës administrative.
Në qendër të diskutimeve është edhe e ardhmja e Poliçanit dhe ideja për bashkimin e kësaj bashkie me Bashkinë Berat. Propozimi ka shkaktuar kundërshtime të forta në zonë, ndërsa në shenjë proteste, qytetarë kanë djegur teserat e Partisë Socialiste.
Përplasja e sotme tregon edhe një herë se reforma territoriale pritet të shoqërohet me debate të forta politike dhe kundërshtime në nivel lokal.
Rama dhe Zotka përplasen sërish. Këtë herë, në Berat, pikërisht në tryezën ku po diskutohet e ardhmja e hartës territoriale të vendit.
“KORÇA BOOM”
















