top of page

Rama nesër në Korçë, në tavolinë fati i Maliqit: A do t’i bashkohet Korçës?

22 hours ago
1 min read

Kryeministri Edi Rama pritet të jetë nesër në Korçë, ku do të zhvillojë takimin e radhës në kuadër të konsultimeve për rishikimin e ndarjes administrative-territoriale të vendit.


Në fokus të diskutimeve në juglindje pritet të jetë veçanërisht e ardhmja e Bashkisë Maliq, e cila, sipas një prej propozimeve të bëra nga Partia Socialiste, parashikohet të shkrihet si bashki më vete dhe t’i bashkohet Bashkisë Korçë.


Propozimi ka hapur diskutime mbi mënyrën se si mund të organizohet administrimi vendor në këtë zonë, ndërsa takimi me kryeministrin pritet të sjellë në vëmendje edhe qëndrimet e përfaqësuesve vendorë dhe komunitetit.


Rishikimi i hartës territoriale është një proces që mund të sjellë ndryshime në mënyrën e organizimit të bashkive në vend, ndërsa Korça pritet të jetë një nga qarqet ku diskutimet do të marrin një rëndësi të veçantë.


Takimi i Ramës në Korçë pritet të zbardhë më shumë detaje mbi propozimet për të ardhmen e bashkive në juglindje dhe veçanërisht mbi atë që do të ndodhë me Bashkinë Maliq.

“KORÇA BOOM”


bottom of page