Rama: Nuk më është shuar “zjarri” për politikën, nuk kam menduar ta lë detyrën
- Korca Boom
- Oct 19
- 1 min read
Kryeministri Edi Rama, në episodin e tretë të sezonit të ri të podcastit të tij “Flasim”, ka ndarë disa reflektime personale për jetën dhe angazhimin e tij politik.
Ai rrëfeu se kalon pjesën më të madhe të kohës mes katër mureve, larg kontaktit me natyrën, dhe theksoi se vitet po i kalojnë me ritëm gjithnjë e më të shpejtë.
Në lidhje me pyetjen nëse ka menduar ndonjëherë të largohet nga detyra si kryeministër, Rama u shpreh se "zjarri" për politikën nuk i është shuar dhe nuk e ka ndier asnjëherë nevojën e brendshme për t’u tërhequr.
Deklarata kryesore e Ramës:
“Largimi nga kjo punë për mua do të ishte i sipërfaqshëm, nuk vjen nga thellë. Nëse do ta ndieja se më është shuar zjarri, atëherë do ta kuptoja se ka ardhur fundi. Por mua nuk më është shuar zjarri.”
Ai shtoi se kjo punë është e mbushur me vendime të shpeshta, presion dhe stres të vazhdueshëm, dhe se shpesh ndihesh vetëm kur merr përgjegjësi të mëdha.
“KORÇA BOOM”



















