top of page

Rashica dhe Metalist 1925 e nisin me barazim Premier League në Ukrainë!

Aug 4, 2025
1 min read

Në Ukrainë ka startuar java e parë e premier league teksa ka debutuar edhe Ermir Rashica me Metalistin e tij.


Ndeshja e pak momenteve më parë Metalist 1925 - Obolon ka përfunduar në barazimin 0-0, pra 1 pikë për skuadrën e kosovarit Rashica në javën e parë.


Ish-futbollisti i Skënderbeut ka luajtur si titullar këtë takim dhe u zëvendësua në minutën e 81-të të ndeshjes, ndërkohë që nuk mundi të shënonte dhe të kontribuonte në një fitore të mundshme të skuadrës së tij.


Kjo ishte vetëm java e parë, ndërkohë që në javën e dytë Rashica dhe skuadra e tij do të luajnë në transfertën e Kryvbas.


Edhe fotoja më poshtë është nga ndeshja e sotme e Rashicës me fanelën e Metalistit.


“KORÇA BOOM”


bottom of page