top of page

REAGON deputeti i Korçës, Fidel Kreka: Raporti i OSBE-ODIHR i hoqi çdo maskë regjimit të Edi Ramës!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 24, 2025
  • 1 min read

Në faqen e vet zyrtare në facebook pas raportit të OSBE-ODIHR, ka reaguar edhe deputeti korçar Fidel Kreka, i cili ka bërë këtë koment:


“Raporti i OSBE-ODIHR i hoqi çdo maskë regjimit të Edi Ramës!


U vërtetua ajo që kemi thënë prej ditës së parë: Zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë e ndërtuar mbi presion, blerje votash dhe makineri shtetërore në shërbim të partisë.


Administrata, krimi dhe propaganda u përdorën kundër qytetarëve, por e vërteta doli në dritë.


Asnjë raport, asnjë fakt nuk mund ta fshehë më rrënimin moral e politik të këtij pushteti.

Rama s’mund të fshehë dot krimin elektoral pas propagandës.


Qëndresa jonë është detyrim ndaj lirisë, jo pazar me pushtetin!”

“KORÇA BOOM”


bottom of page