top of page

Refit Rezhda publikon foton me Dajën, tifozët ëndërrojnë rikthimin e madh të Skënderbeut

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një nga tifozët më të zjarrtë korçarë, Refit Rezhda, ka publikuar një foto me trajnerin Ilir Daja në rrjetet sociale, menjëherë pasi “Korca Boom” raportoi lajmin se ai pritet të jetë trajneri i KF Skënderbeu Korçë për sezonin e ardhshëm.


Postimi është parë nga tifozët si një mesazh i qartë dhe simbolik për trajnerin, duke i kujtuar se në Korçë e pret një tifozëri që e respekton, e vlerëson dhe beson se ai mund ta rikthejë ekipin në ditët më të mira.


Refit Rezhda, i njohur si një ndër mbështetësit më besnikë të Skënderbeut, duket se përmes kësaj fotografie ka dashur të shprehë dëshirën e shumë korçarëve: rikthimin e Ilir Daja në pankinën bardhekuqe, aty ku shpresat për një projekt të madh sportiv janë ringjallur.


Mbi të gjitha, tifozët nuk presin vetëm një trajner të ri, por rikthimin e atij KF Skënderbeu


Korçë të madh, skuadrës që dikur dominonte futbollin shqiptar dhe ngjallte krenari në gjithë qytetin. Nëse Daja rikthehet, pritshmëritë janë të qarta: Jo vetëm një ambient i ngrohtë pune, por edhe mbështetja e pakushtëzuar e një tifozërie që vazhdon të ëndërrojë lavdinë e dikurshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page