top of page

Reforma Administrative/ PS në Maliq kundër shkrirjes së bashkisë

  • 3 days ago
  • 1 min read

Socialistët e Maliqit shprehen kundër projektit të qeverisë për shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me Korçën.


Këshilli Bashkiak i Maliqit, ka nisur dëgjësat me banorët e njësive administrattive të cilët kundërshtojnë njëzëri hartën e re territoriale të propozuar nga PS. Vetë kryetari i PS së Maliqit, Ornid Demollari doli publikisht kundër draftit të partisë së tij, me arsyetimin se largon shërbimet nga banorët


Deklaratën Demollari e bëri pas takimeve të zhiilluara në njësisnë administrative Libonik, ku banorët thanë se kundërshtojnë me forcë bashkimin e Maliqit me Korçën, ndërsa akuzuan qeverinë se merr vendime pa u konsultuar me qytertarët e prekur nga shkrirja


Konsultimet do të vijojnë edhe në njësitë e tjera administrative të Maliqit, ndërsa Këshilli Bashkiak pritet të miratojë qëndrimin e tij në një mbledhje të posaçme më 20 gusht. Materiali do t’i përcillet më pas Kuvendit, ndërsa diskutimi për reformën territoriale pritet të rikthehet në muajin tetor.

"KORÇA BOOM"


bottom of page