top of page

Regjistrimet në universitete, çfarë duhet të dinë maturantët fitues

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 days ago
  • 1 min read

Në të gjitha universitetet e vendit ka nisur sot procesi i regjistrimit për studentët që këtë vit do të ulen për herë të parë në auditorë. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka ndarë përmes rrjeteve sociale udhëzimet që studentët duhet të ndjekin për t’u regjistruar në programin e studimit ku janë shpallur fitues.


Regjistrimet do të jenë të hapura nga data 29 gusht deri më 11 shtator. Çdo student që shpallet fitues ka 48 orë kohë për të përfunduar regjistrimin. Mosrespektimi i këtij afati çon në humbjen e të drejtës për regjistrim në atë degë.


Studentët duhet të identifikohen duke përdorur ID-në e maturës për t’u futur te “Këndi i Maturantit”. Më pas duhet të kontrollojnë statusin e tyre. Me ngjyrë jeshile paraqiten degët ku janë fitues, ndërsa me ngjyrë të verdhë ato ku mund të shpallen fitues në fazat e ardhshme.


Në rast se shpallen fitues, studentët kanë në dispozicion 48 orë për t’u regjistruar. Regjistrimi bëhet pranë Sekretarisë së fakultetit, ku duhet të paraqiten me kartën e identitetit dhe dokumentet e nevojshme.


“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page