Rekord punësimi i të huajve, arrin 22,7 mijë shtetas/ 50% e tyre nga Filipinet, India dhe Egjipti
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në qershor 2026 nga 18 mijë që ishte numri i tyre deri në dhjetor 2025.
Konkretisht, sipas të dhënave të Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER) dhënë për Monitor nga Policia e Shtetit numri i të huajve të punësuar në vend arriti në 22,693 shtetas deri në 30 qershor 2026.
Nga totali i tyre të pajisur me leje Unike nga punëmarrësit janë 20,332 shtetas të huaj dhe 2,361 shtetas të huaj janë të regjistruar me leje unike si të vetëpunësuar.
Numrin e të huajve të pajisur me leje unike nga punëmarrësit e kryesojnë shtetasit nga Filipinet, India dhe Egjipti. Këto vende kanë së bashku 10,258 leje unike për punëmarrës, duke përbërë rreth 50% të totalit të punësuarve në vend.
Konkretisht numri i të huajve nga Filipinet deri në Qershor 2026 arriti në 3,552 shtetas të pajisur me leje pune, duke përbërë rreth 16% të totalit të të huajve të punësuar në vend.
Pas tyre janë shtetasit nga India me 3,423 të punësuar apo 15% të totalit. Shtetasit nga Egjipti arritën në 3,283 të punësuar.
Pas tyre renditet Turqia me 1,503 leje unike për punëmarrës dhe Italia me 1,306 leje.
Më tej, ndër shtetet e tjera me numër më të lartë të punëmarrësve të huaj të pajisur me leje unike janë SHBA-të me 619 leje, Indonezia me 229 shtetas, Kina me 212 shtetas të pajisur me leje unike nga punëmarrësit etj.
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në qershor 2026 nga 18 mijë që ishte numri i tyre deri në dhjetor 2025.
Konkretisht, sipas të dhënave të Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER) dhënë për Monitor nga Policia e Shtetit numri i të huajve të punësuar në vend arriti në 22,693 shtetas deri në 30 qershor 2026.
Nga totali i tyre të pajisur me leje Unike nga punëmarrësit janë 20,332 shtetas të huaj dhe 2,361 shtetas të huaj janë të regjistruar me leje unike si të vetëpunësuar.
Numrin e të huajve të pajisur me leje unike nga punëmarrësit e kryesojnë shtetasit nga Filipinet, India dhe Egjipti. Këto vende kanë së bashku 10,258 leje unike për punëmarrës, duke përbërë rreth 50% të totalit të punësuarve në vend.
Konkretisht numri i të huajve nga Filipinet deri në Qershor 2026 arriti në 3,552 shtetas të pajisur me leje pune, duke përbërë rreth 16% të totalit të të huajve të punësuar në vend.
Pas tyre janë shtetasit nga India me 3,423 të punësuar apo 15% të totalit. Shtetasit nga Egjipti arritën në 3,283 të punësuar.
Pas tyre renditet Turqia me 1,503 leje unike për punëmarrës dhe Italia me 1,306 leje.
Më tej, ndër shtetet e tjera me numër më të lartë të punëmarrësve të huaj të pajisur me leje unike janë SHBA-të me 619 leje, Indonezia me 229 shtetas, Kina me 212 shtetas të pajisur me leje unike nga punëmarrësit etj./ Monitor
“KORÇA BOOM”
















