top of page

RENDI I DITËS/ Nga kërkesa për shkarkimin e Niko Peleshit tek raportimi i institucioneve, Kuvendi mblidhet dy herë sot

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e dytë plenare për këtë javë, pas asaj të së hënës ku u prezantuan raportet e institucioneve të drejtësisë dhe u miratua ngritja e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale.


Në qendër të rendit të ditës të kësaj seance është kërkesa e deputetëve të Partisë Demokratike për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Opozita e akuzon atë për shkelje të Kushtetutës dhe të Rregullores së Kuvendit. Debati për këtë çështje pritet të nisë në orën 10:00 dhe pritet të shoqërohet me diskutime të ashpra në sallën plenare.


Në vijim të seancës plenare të sotme, në orën 11:30 pritet të nisë edhe raportimi i disa institucioneve të pavarura para Kuvendit. E para që do të marrë fjalën është kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, e cila nuk arriti të raportojë në seancën e kaluar.


Më pas, Kuvendi do të shqyrtojë raportin vjetor për vitin 2024 të Avokates së Popullit, Erinda Ballanca. Po ashtu, në rendin e ditës janë parashikuar edhe prezantimet e raportimeve nga Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Instituti i Statistikave (INSTAT)./ Oranews

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page