top of page

RENDITJA/ Skënderbeu nuk e lëshon kreun. Pogradeci e Laçi e ndjekin. Ja renditja përfundimtare pas javës së 25-të

  • Mar 7
  • 1 min read

Sot u luajtën të gjashtë ndeshjet e vlefshme për javën 25 në Kategorinë e Parë. Fitore korrën Skënderbeu, Pogradeci, Laçi dhe Besa. Këto klube fituan respektivisht ndaj Lushnjës, Korabit, Apolonisë dhe Kastriotit. Me barazim pa gola u mbyllën dy ndeshje, Kukësi-Luftëtari dhe Burreli-Iliria.


U shënuan 15 gola në total. Pogradeci që mposhti 4 me 1 Korabin dhe Besa 3 me 2 ndaj Kastriotit, ishin rezultatet më të thella. Skënderbeu mori fitore të pastër 2 me 0 ndaj Lushnjës, ndërsa Laçi triumfoi me vështirësi, 2-1, përballë Apolonisë.


Pas 25 javësh, Skënderbeu mbetet në krye me 3 pikë më shumë se Laçi dhe 8 më tepër se Pogradeci. “Top 6”, që synon fazën “play off”, plotësohet me Ilirinë, Kastriotit dhe Burrelin.

Besës po ashtu i buzëqeshin 3 pikët e arta, pasi pozicionohet 1 pikë larg zonës “play off”.


Më tej është Korabi, duke luftuar t’i largohet “play out” ku ndodhen Apolonia dhe Lushnja.


Luftëtari e shikon tashmë veten me po aq pikë sa Lushnja e vendit të dhjetë. Kukësi me 3 pikë më pak, po ashtu e synon si zonë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page