Reshje bore dhe ndërprerje energjie në qarkun Korçë, dhjetëra zona pa drita dhe vështirësi në qarkullim
- Korca Boom
- 12 minutes ago
- 2 min read
Rikthehen reshjet e borës edhe në qarkun e Korçës.
Prefektura njofton se ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike, ndërsa situatë e ngjashme është edhe me rrugët.
Në akset Korçë–Ersekë dhe Zëmblak–Goricë–Bilisht–Miras, gjatë natës ka pasur reshje bore. Në këto akse rekomandohet qarkullimi me goma dimërore.
Njoftimi:
Prefektura Qarku Korce
OSSHE Dispeçeria Rajonale Korçë informon se:
Fideri Potgozhan – NST Guri i Kuq pa energji elektrike rreth 500 abonentë ruralë, zonat Trebinjë dhe Bishnicë.
Fideri 8 Rehovë NST Ersekë pa energji elektrike zona Rehovë, 40 abonentë.
Fideri Vithkuq NST Rehovë pa energji elektrike zona Mazrekë, 3 abonentë ruralë.
Fideri 9 NST Lozhan pa energji elektrike zona Mesmal, 50 abonentë ruralë.
Fideri 4 NST Mollas pa energji elektrike zona Pepellash, 5 abonentë ruralë.
Fideri 22 – NST Korçë pa energji elektrike 3 abonentë privatë, si dhe antena në Cardhak (Stefani).
Fideri JO6 NST Leskovik, pjesërisht në punë, pa energji elektrike 2 abonentë në zonën Gërmenj.
Fideri 19 NST Korçë pjesërisht në punë; pa energji elektrike zona Dardhë, 140 abonentë.
Fideri 3 NST Ersekë
I çkyçur.
ARRSH – Drejtoria Qendër–Lindje raporton:
Në akset Korçë–Ersekë (K.3) dhe Zëmblak–Goricë–Bilisht–Miras (K.6), gjatë natës ka pasur reshje bore. Vijon puna për pastrimin dhe kriposjen e segmenteve. Rekomandohet qarkullimi me goma dimërore.
Në Lotin 7, në akset Libonik–Rëmbec–Plasë dhe Korçë–Voskopojë, gjatë natës ka pasur reshje bore deri në 8 cm, të shoqëruara me erë të fortë. Akset janë pastruar dhe kriposur; qarkullimi vijon normal.
Në segmentet k/Boboshticë–Dardhë dhe k/Lapidari Podgorie–k/Podgorie–Liqenas, nga mesi i natës kanë filluar reshjet e borës të shoqëruara me erë të fortë. Në segmentin e Dardhës, vende-vende trashësia e borës arrin mbi 50 cm. Po punohet për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Për shkak të temperaturave të ulëta, këshillohet qarkullimi me goma dimërore dhe zinxhirë.
Në segmentet Maliq–Kufi Gramsh dhe Ersekë–Leskovik–Tre Urat, gjatë natës ka pasur reshje bore. Po punohet për pastrimin dhe kriposjen e rrugës.
Nga bashkitë e qarkut nuk raportohen problematika deri në këto momente.
"KORÇA BOOM"
















