top of page

Reshje shiu dhe dëbore, si ndryshon moti gjatë ditës së martë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.


Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mëngjesit fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe gradualisht do të shtrihen në të gjithë vendin.


Reshjet parashikohet të jenë me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe në jugperëndim të vendit.


Në Alpe e relievet malore në verilindje-lindje-juglindje duke filluar prej orëve të pasdites reshje bore me intensitet të ulët.

“KORÇA BOOM”

ree
ree

bottom of page