Respekt për njeriun që shpëtoi jetë, edhe 100 vite doktor Dhimitër Samara
- 2 hours ago
- 2 min read
Dhimitër Samara është një nga ata mjekë që nuk ka ushtruar thjesht një profesion, por ka kthyer jetën e tij në një mision të vërtetë në shërbim të njerëzve. Për dekada me radhë, ai ka qenë pranë qytetarëve të Korçë, duke u bërë jo vetëm një emër i njohur në mjekësi, por edhe një simbol i humanizmit, përkushtimit dhe sakrificës.
I lindur në Korçë në vitin 1951, ai ndoqi studimet në Fakultetin e Mjekësisë dhe që nga viti 1976 nisi një rrugëtim të gjatë, të mbushur me sfida, net pa gjumë dhe sakrifica të panumërta, gjithmonë me të njëjtin qëllim: të ishte pranë pacientëve në momentet më të vështira të jetës së tyre.
Në çdo qendër shëndetësore ku ka shërbyer, e sidomos në urgjencën e spitalit civil të Korçës, Dr. Samara la gjurmë të pashlyeshme. Ai nuk ishte thjesht një mjek që trajtonte të sëmurët, por një njeri që u jepte shpresë, kurajë dhe besim familjeve që përballeshin me ankthin e orëve më të vështira. Me profesionalizmin dhe vizionin e tij, ai kontribuoi në ngritjen dhe modernizimin e shërbimit të urgjencës, duke ndërtuar një trashëgimi që vazhdon të vlerësohet edhe sot.
I dashur për kolegët, i respektuar nga pacientët dhe i vlerësuar nga gjithë komuniteti, ai mbetet një figurë që mishëron urtësinë, kulturën dhe fisnikërinë njerëzore. Dashuria e tij për librin dhe dijen e ka bërë gjithmonë një njeri të veçantë, një frymëzim për brezat e rinj të mjekëve që kanë pasur fatin ta njohin dhe të mësojnë prej tij.
Jeta e Dhimitër Samara është historia e një njeriu që i dha kuptim fjalës “shërbim”, duke lënë pas jo vetëm një karrierë të suksesshme, por edhe mirënjohjen e një qyteti të tërë.
Edhe 100 vite, doktor — me respektin dhe dashurinë e të gjithë atyre që ju kanë njohur dhe vlerësuar ndër vite.
“KORÇA BOOM”
















