top of page

Rikthehet Lotaria Amerikane, ndryshojnë rregullat e aplikimit

  • 5 days ago
  • 1 min read

Programi i Lotarisë Amerikane (Diversity Visa) pritet të rikthehet pas pezullimit të aplikimeve në muajin janar, ndërsa autoritetet amerikane kanë njoftuar një sërë ndryshimesh të reja që do të hyjnë në fuqi nga 10 prilli.


Sipas Departamenti i Shtetit i SHBA-së, rregullat e reja do të zbatohen duke nisur nga programi për vitin 2027 dhe përfshijnë masa shtesë për verifikimin e aplikantëve dhe rritjen e sigurisë në proces.


Një nga ndryshimet kryesore është vendosja e një tarife simbolike prej 1 dollar për çdo aplikim, pa asnjë përjashtim. Gjithashtu, aplikantët do të duhet të ngarkojnë një pasaportë të vlefshme dhe një skanim të faqes biografike dhe nënshkrimit në formularin elektronik.


Ndryshimet synojnë të reduktojnë rastet e dokumenteve të falsifikuara dhe të përmirësojnë identifikimin e aplikantëve. Autoritetet do të kenë mundësi të verifikojnë më lehtë pranueshmërinë bazuar në vendin e lindjes dhe lidhjet me shtete me nivel të ulët pranueshmërie.


Në kriteret bazë mbetet e detyrueshme që aplikantët të kenë përfunduar arsimin e mesëm ose një ekuivalent të tij. Për personat e martuar, është e detyrueshme përfshirja e të dhënave të bashkëshortit/es dhe të gjithë fëmijëve nën moshën 21 vjeç, përfshirë edhe ata të adoptuar ose nga martesa e mëparshme.


Gjithashtu, theksohet se do të ketë kontrolle më të rrepta për të parandaluar martesat fiktive, ku aplikantët e përzgjedhur do të duhet të paraqesin dokumente dhe prova të marrëdhënies.


Kujtojmë se pezullimi i mëparshëm kishte ndikuar në përpunimin e aplikimeve për 75 vende, duke prekur kategori të ndryshme vizash, përfshirë edhe programin e Lotarisë së Diversitetit./ CNA

“KORÇA BOOM”


bottom of page