top of page

Rimbursimi i barnave, mjeku: Shqiptarët paguajnë dhjetëra herë më shumë, sesa përfitojnë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 days ago
  • 2 min read

Rreth gati 1 vit pas hyrjes në fuqi të zgjerimit të listës së barnave të rimbursueshme me rreth 50 medikamente të reja, rezulton se për janar-gusht numri i përfituesve është pakësuar.


Sipas të dhënave të raportit “Për monitorimin e treguesve të Ministrisë së Shëndetësisë” për muajt janar-gusht 2025, nga lista e barnave të rimbursueshme kanë përfituar 358,178 pacientë kundrejt 400,000 të parashikuar, me një kosto prej 6,226 lekë/pacientë.


Krahasuar me numrin e përfituesve të barnave të rimbursueshme për janar-gusht 2024 numri i tyre ka pësuar rënie me rreth 3,320 pacientë apo rreth 1% më pak.


Mjeku dhe politikani Besnik Jakaj ka folur lidhur me këtë situatë. Ai u shpreh se shqiptarët paguajnë dhjetëra herë më shumë se sa përfitojnë nga skema e rimbursimit.


“Kanë përfituar më pak qytetarë nga masat e qeverisë. Ne kemi shumë probleme tek skema e rimbursimit të barnave.


Problemi është se tek ne në sistemin shëndetësor është thelbi demagogjia, si: “kemi shtuar në listë 50 barna të rimbursueshme”, “kemi shtuar formë-dozat” dhe shtimi i formë-dozave nuk përbën lajm, sepse ato janë standardet që përdoren. Rritet lista me 50 barna dhe ulet shpenzimi për shëndetësinë, pra ku jemi?


Ne kemi një rast të bërë publik nga mediat që na ka ardhur nga Italia, ku kompania prodhuese dhe mbajtësja e autorizimit të tregtimit të barit ka dhënë X produkt për Shqipërinë, ndërkohë tek ne janë prodhuar fatura fiktive 10-fishi i atyre që janë dhënë për Shqipërinë, pra një vjedhje e pastër dhe kjo çështje është në proces ligjor.


Sa lekë përfitojnë realisht shqiptarët nga lista e rimbursimit? Ajo shifër do të jetë dhjetëra herë më e ulët se shifra që ne paguajmë tek fondi i sigurimit të kujdesit shëndetësor për rimbursimin e barnave.


Ka qenë e kahershme skema e abuzimit me fondin e sigurimit dhe kush është problemi që ka gjithmonë abuzues”, u shpreh Jakaj për “Ora News”.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page