Rritja e pensioneve ka nisur nga janari, Rama: Shtesa do të dyfishohet çdo vit deri në 2030
- Korca Boom
- 8 hours ago
- 1 min read
Që nga janari, pensionistët kanë nisur të përfitojnë rritjen e pensioneve të parashikuar nga qeveria.
Kryeministri Edi Rama, në podcast-in “Flasim”, sqaroi skemën e mbështetjes financiare për pensionistët. Ai deklaroi se rritja ka hyrë në fuqi nga janari 2026 dhe se skema parashikon rritje progresive çdo vit.
Sipas Ramës, shtesa e janarit do të dyfishohet çdo vit. Në janarin pasardhës pensionistët do të përfitojnë dyfishin e rritjes aktuale, më pas trefishin, katërfishin dhe pesëfishin e saj. Skema parashikon që ky progresion të ndalet në vitin 2030.
“Ashtu siç u zotuam në fushatën e 83 mandateve dhe siç ngritëm 83 kartona të gjelbër në Kuvend pro rritjes graduale të pensioneve gjatë këtij mandati historik, tanimë e kemi nisur kthesën. Sipas kategorive përkatëse, pensionistët që prej këtij janari përfitojnë një rritje, që çdo janar do të dyfishohet. Pra janarin e ardhshëm do të marrin dyfishin e shtesës së këtij janari. Janarin pas tij, trefishin e shtesës së këtij janari, pastaj katërfishin e këtij janari dhe në Shqipërinë 2030 do të ndalet ky progresion tek pesëfishimi i shtesës së mirëseardhur të janarit të këtij viti”, tha Rama.
“KORÇA BOOM”



















