top of page

Rritje pensionesh dhe bonuse të reja?/ Ja çfarë mund të përfitojnë të moshuarit në SHTATOR…

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se qeveria do të vijojë të monitorojë situatën ekonomike dhe do të ndërhyjë me masa mbështetëse nëse rritja e çmimeve bëhet e papërballueshme për pensionistët dhe shtresat në nevojë.


Ajo tha se, pas indeksimit të pensioneve të miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë, inflacioni aktual është rreth 3%, ndaj nuk vlerësohet se vendi ndodhet në një situatë që kërkon masa të tjera të menjëhershme.


“Në mbledhjen e fundit miratuam indeksimin e pensioneve në korrik. Gjatë përballimit të krizave, kemi pasur vëmendje drejt atyre grupeve të popullsisë që nuk mund të përballojnë rritje të çmimeve. Sot inflacioni është në 3%. Nuk gjykohet se jemi në kushtet që rritja e cimeve është e papërballueshme, por kur të vlerësojmë që ka një rritje të çmimeve tej asaj që mund të përballojnë pensionistët ose shtresat në nevojë, ne do të jemi aty për të marrë masat dhe për t’i mbështetur.”, tha Ibrahimaj.


Ibrahimaj bëri të ditur gjithashtu se gjatë muajit shtator qeveria do të prezantojë komponentët e reformës së skemës së pensioneve, duke sqaruar se atëherë do të bëhen publike edhe fushat ku do të ndërhyhet.


“Kemi marrë përsipër që brenda këtij vitit të miratojmë ligjin e ri për investimet. Të bëjmë një analizë për të gjithë vendet e BE me qëllim tërheqjen e investime në vendet e tyre. Brenda verës ne do të fillojmë një proces të konsultimit për ligjin për investimet sipas standardeve të BE dhe për tërheqjen e investimeve në zona të disavantazhuara”, tha ajo.

“KORÇA BOOM”


bottom of page