top of page

Efektivi i policisë jep dorëheqjen: Klima e krijuar më detyroi

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Marius Dervishi, efektiv i Policia e Shtetit dhe producent i njohur filmash, ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se do të dorëzojë kërkesën për dorëheqje nga detyra.


Vendimi i tij vjen në një moment delikat, kur Policia e Shtetit ndodhet në qendër të debatit publik pas protestave të fundit në vend dhe reagimeve të forta lidhur me ndërhyrjet e efektivëve.


Në reagimin e tij, Dervishi thekson se nuk po largohet sepse ka humbur pasionin për profesionin, por për shkak të klimës së krijuar ndaj punonjësve të policisë.


Sipas tij, nuk është dakord me mënyrën se si po paragjykohen efektivët, duke u vendosur të gjithë në të njëjtin standard nga opinioni publik dhe media.


Dervishi shprehet se ka zgjedhur gjithmonë të jetë një efektiv korrekt dhe i përkushtuar, por klima e krijuar ndaj uniformave blu e ka shtyrë drejt këtij vendimi.


“Çfarë nuk e sheh syri i kamerës, e sheh Zoti lart”, është mesazhi i fortë që ai ka lënë në fund të reagimit të tij.


Kjo konsiderohet si dorëheqja e parë e bërë publike nga radhët e Policisë së Shtetit pas tensioneve dhe zhvillimeve të fundit në vend.

“KORÇA BOOM”


bottom of page