Kontrolle dhe verifikime në Pogradec, fokus te plazhet publike dhe private
- 2 hours ago
- 1 min read
Drejtori i Agjencia Kombëtare e Bregdetit, Shpëtim Çiku, deklaroi se gjatë kontrolleve nuk janë konstatuar problematika apo shkelje.
Sipas tij, inspektimet do të vijojnë gjatë gjithë sezonit turistik për të parandaluar zënien e paligjshme të plazheve dhe për të garantuar respektimin e kushteve të lejeve të miratuara.
Nga ana tjetër, drejtoresha e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkia Pogradec, Enjela Karafili, bëri të ditur se këtë sezon mbi 60% e vijës bregliqenore është në funksion të plazheve publike, ndërsa rreth 40% është e destinuar për stacionet private të plazhit.
Ajo theksoi se kontrollet do të zhvillohen çdo javë me qëllim garantimin e respektimit të ndarjes së sipërfaqeve dhe shmangien e çdo abuzimi nga operatorët turistikë.
Gjatë inspektimit u verifikua gjithashtu edhe zbatimi i masave të sigurisë për pushuesit, përfshirë praninë e vrojtuesve të plazhit, vendosjen e sinjalistikës përkatëse, bovave për kufizimin e mjeteve lundruese, si dhe përcaktimin e zonave të thellësisë.
Autoritetet theksojnë se kontrollet do të jenë të vazhdueshme gjatë gjithë sezonit veror për të garantuar siguri dhe standarde për pushuesit.
“KORÇA BOOM”
















