top of page

Nis regjistrimi në universitete, ja çfarë duhet të bëjnë maturantët

  • 59 minutes ago
  • 1 min read

Për maturantët që synojnë të vijojnë studimet e larta, këtë të premte nis zyrtarisht hapi i parë i regjistrimit në universitete me pagesën e tarifës së aplikimit.

Pagesa është e detyrueshme për të gjithë maturantët, pavarësisht nëse zgjedhin të aplikojnë në universitete publike apo private.


Tarifa e aplikimit është 2 mijë lekë dhe mbetet e vlefshme për të dy raundet e aplikimit.

Kjo faturë përmban një kod unik, i cili do t’u nevojitet maturantëve për të konfirmuar preferencat e tyre në portalin U-Albania.

Dokumenti mund të shkarkohet përmes portalit, ndërsa pas kryerjes së pagesës, fatura duhet të ngarkohet sërish në sistem.


Përveç procedurës online, maturantët duhet të dorëzojnë edhe një kopje të faturës së pagesës pranë sekretarisë së gjimnazit ku kanë përfunduar studimet.

Autoritetet u bëjnë thirrje maturantëve që të respektojnë afatet dhe të ndjekin me kujdes të gjitha hapat e aplikimit për të shmangur çdo problem gjatë procesit të regjistrimit

“KORÇA BOOM”


bottom of page