Shtëpia përfshihet nga flakët, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike
- 2 hours ago
- 1 min read
Një zjarr është regjistruar ditën e sotme në një banesë në Krutje të Sipërme, në qytetin e Lushnjës.
Zjarri ka djegur një dhomë të shtëpisë. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Zjarrfikësit janë në vendngjarje për shuarjen e flakëve.
“KORÇA BOOM”
















