top of page

Rrjeti ‘flet’ qartë: Ja kandidati që mbështesin më shumë tifozët e Skënderbeut

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Zyrtarisht, edhe pse ende nuk ka një vendim përfundimtar, për pankinën e KF Skënderbeu kanë dalë në pah tre kandidatura kryesore për sezonin e ri.


Bëhet fjalë për Julian Ahmataj, Bledi Shkëmbi dhe Mirel Josa, emra që janë në fokus të diskutimeve brenda klubit korçar.


Ajo që bie në sy është edhe reagimi i tifozëve, të cilët kanë shprehur preferenca të ndryshme për tre trajnerët. Sipas vlerësimeve të tyre, Shkëmbi dhe Josa kanë marrë më shumë pëlqime në krahasim me Ahmatajn.


Mirel Josa vlerësohet për përvojën e gjatë, qetësinë dhe sukseset e mëparshme me Skënderbeun, ku ka fituar edhe tituj kampionë me klubin korçar.


Ndërkohë, Bledi Shkëmbi shihet si një alternativë e rëndësishme për shkak të lidhjes së tij me Korçën, por edhe punës së mirë të bërë në drejtimin e KF Struga dhe ekipeve të tjera, duke u konsideruar një trajner me karrierë në rritje.


Nga ana tjetër, Julian Ahmataj mbetet gjithashtu në garë si një emër i njohur në futbollin shqiptar.


Vendimi përfundimtar pritet të merret në ditët në vijim, ndërsa në Korçë pritshmëritë për sezonin e ri janë të larta.

“KORÇA BOOM”


bottom of page