Rrëzohet teksa kulloste bagëtitë, 69-vjeçari përfundon në Spitalin e Traumës
top of page

Rrëzohet teksa kulloste bagëtitë, 69-vjeçari përfundon në Spitalin e Traumës

  • 9 hours ago
  • 1 min read

Një 69-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur në një zonë malore, ku kishte dalë për të kullotur bagëtitë.


Sipas informacioneve paraprake, Ismet Domeri, banues në fshatin Shalës, dyshohet se ka humbur ekuilibrin për shkak të temperaturave të larta dhe është rrëzuar, duke pësuar dëmtime të rënda.


I moshuari është gjetur nga persona që ndodheshin pranë zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës. Pas ndërhyrjes së parë në vendngjarje, ai është transportuar drejt Spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën fillestare mjekësore.


Sipas mjekëve, 69-vjeçari ka pësuar trauma të rënda në kokë dhe në kraharor. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, është vendosur transferimi me helikopter drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar.


Ndërkohë, pritet që autoritetet të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page