top of page

Shp*rthim me tr*tol, kamerat filmojnë autorin duke u larguar me motor

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me lëndë plasëse që tronditi orët e para të mëngjesit në Kamëz.


Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40 në bulevardin “Nënë Tereza”, ku një sasi lënde plasëse është vendosur në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.


Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kamerat e sigurisë kanë filmuar një person të vetëm, i cili afrohet pranë kantierit, vendos lëndën plasëse dhe më pas largohet me motoçikletë.


Hetuesit dyshojnë paraprakisht se ngjarja mund të ketë lidhje me konflikte të mundshme që lidhen me aktivitetin e ndërtimit, megjithëse pronarët e kantierit kanë deklaruar se nuk kanë pasur probleme apo konflikte me persona të tjerë.


Menjëherë pas shpërthimit, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page