SHERR I MADH/ Kërcënoi me automatik 38-vjeçarin, arrestohet autori i gjendet dhe…
top of page

SHERR I MADH/ Kërcënoi me automatik 38-vjeçarin, arrestohet autori i gjendet dhe…

  • 8 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku një 45-vjeçar është arrestuar për kanosje me armë zjarri ndaj një shtetasi për motive të dobëta.


Shtetasi i arrestuar, E. K., banues në Xhafzotaj, dyshohet se më datë 16 shkurt 2026, ka pasur një konflikt me shtetasin E. D., 38 vjeç, në vendin e quajtur “Kodra e Rrashbullit”. Pas këtij konflikti, ai ka kanosur viktimën me armë zjarri të dyshuar automatik.


Hetimet janë duke vijuar për gjetjen e armës së zjarrit, të cilën autori dyshohet ta ketë fshehur pas ngjarjes, si dhe për dokumentimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes.


NJOFTIMI


Kanosi me armë zjarri, një shtetas, për motive të dobëta, arrestohet 45-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti i 45-vjeçarit dhe bërthama e predhës së një fisheku luftarak, që u gjet në këtë automjet.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, si rezultat i hetimeve të kryera pas kallëzimit nga një 38-vjeçar, për një shtetas që e kishte kanosur me armë zjarri, arrestuan në flagrancë shtetasin:


-E. K., 45 vjeç, banues në Xhafzotaj.


Ky shtetas dyshohet se më datë 16.02.2026, në vendin e quajtur “Kodra e Rrashbullit”, është konfliktuar në rrugë, për motive të dobëta, me shtetasin E. D., 38 vjeç, dhe e ka kanosur atë, me armë zjarri të dyshuar automatik.


Gjatë veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë gjetur në automjetin e 45-vjeçarit, bërthamën e predhës së një fisheku luftarak.


Vijojnë hetimet për gjetjen e armës së zjarrit, të cilën autori e ka fshehur pas ngjarjes, si dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page