Shoferi nën efektin e alkoolit përplaset me policët, procedim i shpejtë
- Korca Boom
- 5 hours ago
- 1 min read
Dy punonjës të Policisë së Durrësit janë përplasur nga një shofer 33-vjeçar në aksin Plepa-Shkozet, ndërsa ndodheshin në shërbim. Fatmirësisht, ata nuk kanë marrë dëmtime.
Policia arrestoi menjëherë shtetasin Xh. I., 33 vjeç, banues në Durrës, i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Ngjarja ndodhi kur shoferi përplasi motomjetin me të cilin po udhëtonin dy policët.
Si pasojë e aksidentit pati vetëm dëme materiale. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shoferin në flagrancë dhe referuan materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme.
"KORCA BOOM"



















