Ndjekje si në filma/ I riu me motor nuk ndalon, kapet me a*më. Në banesë i gjendet arsenal
- 6 hours ago
- 1 min read
Një operacion i policisë në Kamëz ka çuar në arrestimin e dy të rinjve që lëviznin të armatosur me motomjet.
Aksioni, i koduar “Risku”, u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit Nr. 5 me qëllim goditjen e personave që paraqesin rrezik për sigurinë publike.
Në pranga ranë një 23-vjeçar dhe një 18-vjeçar, të dy banues në Kamëz.
Ngjarja ndodhi në fshatin Çekrezë, ku policia i bëri shenjë ndalimi motomjetit me të cilin lëviznin. Drejtuesi nuk u ndal dhe vijoi me shpejtësi, por pas ndjekjes u arrit të ndalohen dhe të arrestohen.
Gjatë kontrollit në motomjet u gjet një pistoletë me municion dhe një maskë.
Më pas, në banesën e 23-vjeçarit u zbuluan edhe dy armë të tjera, një armë gjahu dhe një armë sportive.
Pasagjeri u arrestua për moskallëzim krimi, ndërsa materialet i janë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
















