top of page

SHORTI i fazës së tretë/ Ja si luhet këtë javë. 6 përballjet e fazës së fundit që nis këtë fundjavë!

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Pas përfundimit të dy fazave të para, këtë fundjavë starton faza e tretë dhe e fundit e kategorisë së parë. Shorti me numra ka zbardhur edhe çiftet e javës së parë të kësaj faze që përkon me javën e 23-të.


Këtë fundjavë kemi përballje interesante, ku 6 ekipet e vendeve të para luajnë në shtëpi dhe ky është avantazhi në bazë të renditjes.


Skënderbeu si kryesues me 51 pikë, do të presë vendin e fundit, Kukësin, në një ndeshje që në letër duket e lehtë. Po ashtu Laçi i vendit të dytë, pret Luftëtarin e vendit të parafundit dhe Pogradeci që është i treti pret Lushnjën e vendit të 10-të.


Të gjitha duelet e kësaj jave i sjellim më poshtë, ndërkohë që mbetet për tu zyrtarizuar vetëm dita zyrtare dhe orari për të zbardhur përfundimisht javën e parë të fazës së tretë dhe kështu me radhë të gjitha javët deri në fund të kampionatit. 

 

JAVA 23

Pogradeci-Lushnja

Skënderbeu-Kukësi

Kastrioti-Apolonia

Burreli-Korabi

Iliria-Besa

Laçi-Luftëtari

“KORÇA BOOM”


bottom of page