top of page

Skena tronditëse, familja në terror pas sherrit

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Qerret, në Durrës, ku një konflikt brenda familjes degjeneroi në dhunë dhe kërcënime me thikë.


Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 19:00 të datës 13.02.2026, shtetasi A.V., 55 vjeç, pas një sherri për motive të dobëta në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, 42 vjeçe. Në përpjekje për të ndalur përshkallëzimin e situatës, ka ndërhyrë vajza e çiftit, e cila më pas ka njoftuar Policinë.


Pas konfliktit, 55-vjeçari ka dalë nga banesa duke ndjekur vajzën me thikë në dorë, ndërsa gjatë tensionit dyshohet se është vetëplagosur. Efektivët e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke e arrestuar në flagrancë.


Autoritetet bëjnë me dije se vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

"KORCA BOOM"


bottom of page