top of page

Lajmi i Fundit: Momente paniku, gruaja plagoset aksidentalisht me a*më

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje, ku një grua është plagosur aksidentalisht me armë zjarri nga bashkëshorti i saj.


Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se burri po pastronte në banesë një çifte gjahu kur arma ka shkrepur pa dashje dhe ka qëlluar mbi gruan, duke e plagosur.


Si pasojë, gruaja është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, dhe pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page