Tragjedi: 63-vjeçari I.A. ndërron jetë pas një sherri
- 2 hours ago
- 1 min read
Një sherr me pasoja tragjike ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, ku pas një konflikti fizik, 63-vjeçari I.A. ka ndërruar jetë në spital.
Burime mjekësore bëjnë me dije se viktima kishte pësuar lëndime të rënda në fytyrë dhe fyt, të cilat rezultuan fatale. Në të njëjtën ngjarje, djali i viktimës ka mbetur i plagosur lehtë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe po punon intensivisht për të zbardhur rrethanat e plota të këtij krimi.
“KORÇA BOOM”
















