top of page

Shpërthen Erkan Qerimaj: “Më hoqën padrejtësisht provën, federata heshti”

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një reagim i fortë ka ardhur nga një sportist shqiptar pas përfundimit të garës në Kampionati Europian, i cili ka denoncuar publikisht një vendim të jurisë dhe mungesën e mbështetjes nga federata.


Sportisti bën me dije se në stilin e shkëputjes arriti të realizojë 152 kg, ndërsa tentoi edhe rekordin e Europës me 157 kg, duke qenë shumë pranë suksesit. Në shtytje, ai deklaron se realizoi një provë të pastër me 184 kg, e cila fillimisht u vlerësua me tre drita të bardha nga gjyqtarët.


Megjithatë, sipas tij, juria vendosi më pas ta anullojë provën për një lëkundje minimale, një vendim që ai e cilëson si të padrejtë dhe skandaloz.


“Ky nuk është thjesht një vendim është një padrejtësi e pastër dhe e turpshme që i bëhet një sportisti në mes të Europës,” shprehet ai.


Sportisti kritikon ashpër edhe drejtuesit e federatës, duke theksuar se ata nuk reaguan për të mbrojtur interesat e tij, pavarësisht se ishin të pranishëm në aktivitet.


Sipas tij, mungesa e reagimit është tregues i një dështimi institucional, ndërsa shton se sportistët shpesh mbështeten vetëm në momente suksesi, por lihen të vetëm kur përballen me padrejtësi.


Ai ngre gjithashtu shqetësime për kushtet e përfaqësimit, duke theksuar mungesën e uniformave dinjitoze, stafit mjekësor dhe fizioterapistëve, si dhe mungesën e transparencës për fondet që përfitojnë federatat sportive.


Në përfundim, sportisti bën thirrje për më shumë përgjegjësi dhe transparencë, duke theksuar se sportistët nuk duhet të përdoren për propagandë, por të mbështeten realisht në përfaqësimin e vendit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page