LAJMI FUNDIT: Ishte zhdukur prej 6 muajsh/ Gjendet trupi i pajetë i një personi në Korçë, dyshimet e para
- 6 days ago
- 1 min read
Gjendet një trup i pajetë në zonën e Çardhakut në Moravë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima ka humbur prej 6 muajsh dhe është gjetur mbrëmjen e sotme.
Viktima është identifikuar dhe është endacak ndërsa nuk ka shenja dhune në trup nga kqyrja paraprake.
Trupi është dërguar në morgun e spitalit të Korçës ku do ti nënshtrohet autopsisë për të parë edhe sa ditë ka që ka ndërruar jetë.
Policia ndërkohë po kryen veprimet hetimore për rastin./ Top Channel
“KORÇA BOOM”
















