top of page

Shpërthen skandali, banori akuzon hapur produksionin për favorizim

  • 13 hours ago
  • 1 min read

Situata brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” po tensionohet gjithnjë e më shumë, ndërsa përplasjet nuk janë më vetëm mes banorëve, por tashmë kanë përfshirë drejtpërdrejt edhe produksionin e programit.


Së fundmi, Mateo ka bërë deklarata të forta që kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, duke ngritur dyshime mbi mënyrën se si po zhvillohet loja, në një moment kur finalja është shumë pranë.


Në një video që po qarkullon gjerësisht online, ai shihet teksa bisedon me Shëndritin dhe shpreh hapur dyshimet për një favorizim të mundshëm brenda shtëpisë. Sipas tij, vëmendja e kamerave dhe e gjithë aparaturave është e përqendruar qëllimisht vetëm te një banor.


“Zëri, mikrofoni, kamerat, drejt Mirit,” dëgjohet të thotë Mateo, duke lënë të kuptohet se ai e konsideron këtë situatë si të padrejtë dhe të njëanshme.


Kjo nuk është hera e parë që në shtëpi hidhen akuza të tilla, por dalja kaq e drejtpërdrejtë kundër produksionit konsiderohet një hap i rrezikshëm për rrugëtimin e tij në lojë. Një deklaratë e tillë mund të ndikojë ndjeshëm në pozicionin e tij, sidomos në këtë fazë vendimtare të spektaklit.


Mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të trajtohet në spektaklin e radhës dhe nëse Mateo do të përballet me pasoja apo një paralajmërim zyrtar për deklaratat e tij, ndërsa publiku pret me interes zhvillimet e ardhshme në shtëpinë më të famshme në vend.

“KORÇA BOOM”


bottom of page