Shpërthim i fuqishëm, dy persona përfundojnë në gjendje të rëndë në spital
- Jun 3
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Grabovë të Përmetit, ku dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë pas shpërthimit të dyshuar të një lënde plasëse.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se të plagosurit kanë rënë aksidentalisht në kontakt me një objekt shpërthyes, që mendohet të ketë qenë bombë. Për pasojë, ata kanë pësuar dëmtime të rënda dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e rëndë, ndërsa pritet t’i nënshtrohen ndërhyrjeve të specializuara mjekësore.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar natyrën e saktë të lëndës plasëse që shkaktoi incidentin.
“KORÇA BOOM”
















