top of page

Shpërthim i fuqishëm me tritol, dëmtohet një lokal dhe një automjet

  • Jul 2
  • 1 min read

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në qytetin e Vlorës.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Pavarësia”, ku sipas të dhënave paraprake dyshohet se në derën e një lokali ishte vendosur një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol.


Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në ambientet e biznesit, ndërsa është dëmtuar edhe një automjet i parkuar pranë lokalit.


Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Vlorës dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur këqyrjen e zonës dhe grumbullimin e provave.


Fatmirësisht, nga informacionet paraprake nuk raportohet për persona të lënduar.


Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorit ose autorëve dhe sqarimin e rrethanave të këtij shpërthimi.

“KORÇA BOOM”


bottom of page