Shpëtim Duro: “Ky grup lojtarësh nuk më bind, dhe humbja e fundit ishte prova ime e fundit”
- Korca Boom
- Dec 4
- 1 min read
“Që kur mora përsipër Besën, e bëra këtë për respekt ndaj presidentit Bizhdili dhe tifozëve verdhezinj. Dua të kujtoj se kam sjellë Kupën e Parë dhe Superkupën në Kavajë. E kam thënë disa herë se ky grup lojtarësh nuk më bind dhe ndeshja e djeshme ishte prova ime e fundit. Humbja e tregoi qartë atë që kam pohuar gjithmonë: ky grup nuk përmbush asnjë nga ambiciet e mia.
Nëse do të fitonim, ndoshta do të qëndroja deri në janar dhe më pas do të diskutonim të ardhmen, por zhgënjimi i sotëm ishte i papërballueshëm. Për këtë arsye, i paraqita presidentit Bizhdili dorëheqjen time, të cilën në fakt e kisha menduar më herët. Qëndrova vetëm për respekt ndaj presidentit dhe Kryetarit të Bashkisë, Qosja, të cilët më kanë mbështetur çdo ditë në punën time.”
"KORCA BOOM"



















