Shtyhen afatet e aplikimit për provimet e pranimit në Mjekësi, Arkitekturë e Urbanistikë
- 8 hours ago
- 1 min read
Maturantët që duan të konkurrojnë nëpërmjet provimit për degët Mjekësi e Përgjithshme, Arkitekturë dhe Urbanistikë mund të aplikojnë brenda afateve të reja të përcaktuara për konkursin përmes portalit e-albania.al.
Portali e-Albania njoftoi se janë shtyrë afatet e aplikimeve për Universitetin e Mjekësisë së Përgjithshme dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU).
Afatet e reja të aplikimit për maturantët janë: Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) nga 6-10 gusht 2026 dhe Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU) 10 – 14 gusht 2026.
Maturantët mund të aplikojnë në mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe plotësisht të digjitalizuar, pa qenë nevoja të paraqiten fizikisht.
Kandidatët që nuk regjistrohen brenda afateve të përcaktuara nuk do të kenë të drejtë të konkurrojnë, edhe nëse këto programe janë përzgjedhur ndër 10 preferencat e tyre./ Oranews
“KORÇA BOOM”
















