Shëndeti fiton, futbolli vazhdon: Tetova surprizon lojtarët pas ndërhyrjes kirurgjikale
- Korca Boom
- 1 hour ago
- 1 min read
Egnatia ka nisur përgatitjet për përballjen me Dinamon, e cila do të luhet ditën e dielë në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, në kuadër të javës së 16-të të kampionatit.
Një lajm i mrekullueshëm vjen nga Rrogozhina, ku trajneri Edlir Tetova ka surprizuar futbollistët dhe stafin e skuadrës duke u rikthyer për të ndjekur nga afër përgatitjet e ekipit. Kjo rikthim është i veçantë, pasi vetëm pak ditë më parë Tetova iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër.
Fatmirësisht, operacioni shkoi siç duhet, dhe trajneri duket se po rikuperohet mirë. Ky rikthim i Tetovës siguron motivim shtesë për skuadrën para duelit me Dinamon.
Një tjetër lajm i mirë për Egnatian është rikthimi i futbollistit Jefferson, i cili plotëson grupin dhe i jep stafit teknik mundësinë e zgjedhjeve të plota për përballjen ndaj “Bluve”. Me rikthimin e Tetovës dhe Jeffersonit, Egnatia duket gati dhe e kompletuar për sfidën e rëndësishme të kësaj jave.
"KORCA BOOM"
















