top of page

Si ndryshon moti gjatë ditës së shtunë, zonat ku rikthehen reshjet

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Kthjellime në pjesën e parë të ditës, ndërsa nga mesdita priten vranësira dhe reshje të përkohshme në disa zona të vendit.


Moti gjatë ditës së shtunë pritet të jetë relativisht i paqëndrueshëm, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.


Në orët e para të ditës parashikohen intervale me kthjellime, ndërsa nga mesdita deri në pasdite pritet shtim i vranësirave.


Sipas SHMU, vranësirat do të alternohen nga të pakta deri mesatare, kryesisht në zonat kodrinore dhe malore. Gjatë kësaj periudhe priten reshje shiu me intensitet të ulët në disa zona të vendit.


Në relievet malore reshjet mund të shoqërohen lokalisht edhe me shtrëngata afatshkurtra. Reshjet parashikohet të jenë të pranishme nga mesdita deri në orët e pasdites, përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore.


Pas orëve të pasdites pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.


Ndërkohë, era do të fryjë nga drejtimi juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s. Në det pritet valëzim i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.


Autoritetet meteorologjike këshillojnë qytetarët të ndjekin përditësimet e radhës për çdo ndryshim të mundshëm të kushteve të motit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page