top of page

Si parashikohet moti për ditën e enjte, zonat që do të preken më shumë nga reshjet

  • 4 hours ago
  • 1 min read

Vranësira mesatare deri të dendura, por edhe reshje shiu me intensitet të ulët. Ky është parashikimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak për motin gjatë ditës së enjte, ndërsa territori shqiptar do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.


Reshjet e shiut janë prezente gjatë gjithë ditës, në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në jug parashikohen reshje lokale në formën e shtrëngatave afatshkurtra.


Në veriperëndim-perëndimit dhe jug hera-herës do të kemi reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra, kryesisht në orët e pasdites e të mbrëmjes.

Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore verilindje- juglindje të vendit reshje dëbore me intensitet të ulët.


Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 13m/s.


Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet i forcës 2-3 ballë.


Ndërkohë vlerat e temperaturave minimale në të gjithë vendin, me përjashtim të Tropojës, do të jenë disa gradë mbi zero, ndërsa maksimalja do të jetë 17 gradë celcius në disa qytete të vendit. Për më shumë ndiqni tabelat e mëposhtme:

“KORÇA BOOM”


bottom of page