Silvinjo surprizon para sfidës me Letoninë: Ja kush lihet jashtë listës, do ta ndjekin ndeshjen nga tribuna
- Korca Boom
- 5 hours ago
- 1 min read
Silvinjo ka vendosur që nga ndeshja vendimtare ndaj Letonisë në “Air Albania”, dy lojtarë të Kombëtares shqiptare ta ndjekin sfidën nga tribuna.
Trajneri kuqezi ka lënë jashtë listës së 23-shes sulmuesin Myrto Uzuni dhe mbrojtësin e ri Maldini Kacurrin.
Uzuni, i cili nuk luajti as ndaj Gj Gibraltarit për shkak të problemeve fizike dhe është stërvitur i diferencuar, nuk është rrezikuar nga stafi teknik. Ndërkohë, Kacurri, surpriza e grumbullimit pas mungesës së Adrian Bajramit, debutoi në miqësore si titullar, por këtë herë 19-vjeçari nuk do të zbresë në fushë.
Në këtë mënyrë, Kombëtarja shqiptare do të ketë në dispozicion 23 lojtarë për duelin ndaj Letonisë, ku fitorja është e vetmja alternativë për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit në Botërorin 2026.
“KORÇA BOOM”
