top of page

Situatë e ndërlikuar për ekipin korçar, lojtari me shumë kërkesa jashtë dhe brenda vendit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 2
  • 1 min read

Skuadra korçare ndodhet në dilemë për disa largime, veçanërisht për sulmuesin Nasri, golashënuesin më të mirë të ekipit deri tani. Sipas informacioneve të siguruara, ka shumë kërkesa për këtë futbollist, nga ekipe të ndryshme, si nga jashtë vendit, ashtu edhe brenda Shqipërisë.


Mësohet se disa klube tashmë kanë bërë oferta konkrete për Nasrin, duke e vënë Skënderbeun në një situatë të vështirë për të vendosur. Jo vetëm ekipet e huaja, por edhe një klub i Superligës shqiptare ka bërë kërkesë dhe ofertë zyrtare.


Sipas burimeve, ekipi i Flamurtarit është ndër ata që ka filluar bisedimet, jo vetëm me klubin, por edhe me lojtarin direkt. Megjithatë, deri tani nuk ka një përgjigje konkrete nga asnjëra palë dhe detajet e mundshme të marrëveshjes nuk janë zbuluar.


Pyetja që ngrihet tani është nëse Nasri do të qëndrojë në Korçë këtë sezon apo kalimi i tij do të realizohet në afat të gjatë. Ekipi dhe tifozët mbeten të duruar dhe në pritje të vendimeve zyrtare.

"KORCA BOOM"


bottom of page