Sjellja josportive i kushton shtrenjtë, Maliqi humb dy figura për disa ndeshje
- Mar 4
- 1 min read
Komisioni përkatës disiplinor ka marrë masa ndaj përfaqësuesve të KF Maliqi pas incidenteve të fundit.
Lojtari Rudens Muçollari është dënuar me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të Kodit të Disiplinës Sportive.
Ndërkohë, zyrtari i klubit Ervis Avdolli është ndëshkuar me 2 (dy) ndeshje pezullim, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të të njëjtit kod.
Këto masa janë marrë në zbatim të rregullores disiplinore, pas shqyrtimit të raporteve të ndeshjes dhe konstatimeve përkatëse.
"KORCA BOOM"
















