SKANDAL/ Shkëputet mali dhe bllokon rrugën, situatë alarmante në Qukës- Qafë Plloçë, vetëm dy muaj pas inagurimit
- Korca Boom
- 4 hours ago
- 1 min read
Një rrëshqitje masive e dheut dhe shkëmbinjsh është evidentuar në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë në afërsi të tuneleve.
Mësohet se si pasojë e shirave të shumtë është shkëputur një sipërfaqe e madhe mali duke bërë bllokimin e plotë të aksit ndërsa kompania kontraktore e mirëmbajtjes është detyruar të vendosë në përdorim baypass provizor për kalimin e mjeteve.
Kjo është problematika më e madhe e evidentuar nga rrëshqitjet në këtë aks rrugor, ndërsa pritet që autoritetet të marrin masa për hapjen e aksit./ LAJMI FUNDIT
“KORÇA BOOM”



















