Defekt fatal në rrugë, mjeti i punimeve shkakton aksident të rëndë
- 5 hours ago
- 1 min read
Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e njohur si Folesha, ku një mjet i bashkisë që transportonte rërë për punime rrugore dyshohet se ka pësuar defekt në sistemin e frenimit.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit nuk ka arritur të ndalojë në kohë, duke përplasur fillimisht disa automjete të parkuara përgjatë aksit rrugor. Më pas, mjeti ka goditur edhe një automjet tjetër tip “Benz”, i cili po hynte në kthesë në momentin e ngjarjes.
Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale dhe dy persona kanë mbetur të plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
“KORÇA BOOM”
















