top of page

Përplasje e fortë mes tre makinave, raportohet incident i rëndë

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë zonës së Rubikut.


Sipas burimeve për mediat, në aksident janë përfshirë tre automjete që janë përplasur me njëra-tjetrën.


Deri më tani nuk dihen detaje për gjendjen e personave të përfshirë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës.


Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page