Skandal në shkollë, mësuesi i mbyll gojën nxënësit 13-vjeçar me shirit ngjitës
- Korca Boom
- 6 days ago
- 1 min read
Updated: 5 days ago
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një shkollë të mesme në zonën e Serres, ku drejtori dhe një mësues janë pezulluar nga detyra pasi mësuesi i ka mbyllur gojën një nxënësi 13-vjeçar me shirit ngjitës dhe i ka kërkuar atij t’i lidhte edhe duart me shirit.
Sipas mediave greke, mësuesi 60-vjeçar është paraqitur ditën e djeshme para gjykatës, ku u dënua me 24 muaj burg pa të drejtë lirimi me kusht, me mundësi apelimi. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe në komunitetin e prindërve.
Siç raporton voria.gr, ankesat nga nxënësit dhe prindërit kundër mësuesit dhe drejtorit të shkollës së mesme në Neo Souli, Serres, kanë qenë të shpeshta. Madje, edhe më herët ishin raportuar sjellje problematike, çka kishte çuar në thirrjen e një mbledhjeje me përfaqësues të bashkisë.
Sipas televizionit shtetëror ERT, disa mësues kanë refuzuar të japin mësim në këtë shkollë për shkak të numrit të madh të ankesave të paraqitura kundër mësuesit në fjalë. Dëshmitë tregojnë gjithashtu se disa nxënës kanë kërkuar ndihmë psikologjike si pasojë e sjelljes së mësuesit dhe drejtorit.
Para festave të Krishtlindjeve, Shoqata e Prindërve dhe Kujdestarëve, së bashku me mësuesit e shkollës, paraqitën një ankesë zyrtare me shkrim kundër drejtorit të shkollës së mesme. Kjo çoi në nisjen e një hetimi administrativ të betuar nga Drejtoria e Arsimit të Mesëm.
Autoritetet arsimore kanë bërë me dije se rasti po ndiqet me seriozitet të plotë dhe se do të merren masa të mëtejshme në përputhje me ligjin.
"KORCA BOOM"



















